Futboll Sport

“INJORON FISHKËLLIMAT”/ Pique: Urrejtja më motivon akoma edhe më shumë!

Gerard Pique e pranon se ai motivohet jashtëzakonisht shumë nga njerëzit të cilët nuk duan ta shohin atë të ketë sukses.

32-vjeçari mori vëmendjen në Spanjë kur nënshkroi për klubin katalanas në vitin 2008 dhe prej asaj kohe ai ka mësuar të shkëlqejë përballë urrejtjes.

“Të kesh njerëz kundër kjo më motivon akoma më shumë. Unë mendoj se sa më mirë të luash, aq më shumë mërziten njerëzit që s’të duan”, tha Pique për emisionin televiziv Antena 3 El Hormiguero.

“Ishte një kohë që kur luaja me Spanjën ata gjithmonë më kritikonin edhe pse ishte koha ime më e mirë.

“Bota e futbollit ka lidhje të ngushtë me rezultatet. Nëse pësoni humbje ata ju kritikojnë vazhdimisht, nëse fitoni iu thurin elozhe”, theksoi ai.

Related posts

Cavani i frikëson të gjithë, ja gjendja e rëndë pas dëmtimit (FOTO)

Isa.Autor

Si u paraqit Serie A përgjatë 2017. Nga titulli i 6-të radhazi i Juventusit tek Napoli ‘Kampion Dimri’

Q.Autor

PAS ASENSIOS/ Dëmtohet transferta e bujshme e Real Madridit, humb…

Delo.autor

Leave a Comment