Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkon përforcime në janar, Inter në garë me “Los Blancos” për talentin holandez…

Tek Interi pritet të ndodhin disa përforcime në merkaton e janarit, kryesisht në repartin e mesfushës.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në janar Marota dhe Auzilio, do të plotësojnë kërkesat që ka trajneri, Antonio Konte.  Dëshira e pare e teknikut zikaltër është mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, të cilin zikaltërit e kërkuan edhe në merkaton e verës.

Megjithatë kiliani nuk është dëshira e vetme e drejtuesve “zikaltër”, të cilat po ndjekin me vëmendje edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin e Ajaksit, Doni Van de Bek, te cilin do të tentojnë ta transferojnë në ekip, në merkaton e janarit.vandebeek.ajax.juve.esultanza.2019.750x450

Një lajm ky aspak i mirë për Real Madridin, të cilët gjithashtu prej kohësh kanë shfaqur interes për të nënshkruan me holandezin.

Related posts

E FUNDIT/ Mesfushori i KUKËSIT jep lajmin e madh: Falenderimi i takon Zotit (FOTO)

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR YLLIN ARGJENTINAS/ Ja përgjigja e Nedved se çfarë do të ndodhë me Paulo Dybalan

Delo.autor

Si alternative për Luka Modric, Interi dëshiron ta kthejë Kovacicin

Delo.autor

Leave a Comment