Futboll Seria A Sport

“GARDIANI” DONNARUMMA MBAN NË ANKTH MILANIN/ Agjenti Raiola “frenon” rinovimin, ja shkaku

Xhanluixhi Donaruma mban Milanin në ankth, teksa bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po nisin ende.

Kuqezinjtë kërkojnë të rinovojnë kontratën me gardianin e tyre deri në vitin 2024, teksa kërkojnë të ulin edhe pagën e lojtarin nga 6 në 4 milionë euro në sezon. Megjithatë është agjenti i lojtarit ai i cili ka bërë që këto bisedime të mos ecin në mënyrën e duhur, për shkak të ndryshimeve që ndodhën ne kampin kuqezi.

Në vitin 2017 portieri rinovoi me “Djallin” deri në vitin 2021, me të cilët përfiton 6 milionë euro në sezon. Shpesh herë drejtuesit e Milanit janë shprehur se Donaruma është e tashmja dhe e ardhmja e ekipit, prandaj duan të zgjatin edhe kontratën me të, ndonëse kanë edhe shumë kohë.donaruma

Ajo që frikësohen më shumë te Milani, është agjenti Raiola i cili gjatë gjithë verës punoi që ta largonte portierin nga kuqezinjtë, me destinacion PSG-në. Agjenti i lojtari thuhet se do të presë përfundimin e sezonit, për të parë gjendjen e kuqezinjve dhe më pas të vendosë për të ardhmen e klientit të tij.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Manchester City nxjerr në shitje Gabriel Jesus, hidhet në sulm klubi i Serie A…

Delo.autor

E “lënë mendt Realin”! Do ta transfrojë yllin 200 milionësh të Premier League

Sadik.Autor

Sulmuesi i ri i PARTIZANIT nis nga puna, Jaupaj vihet nën urdhrat e trajnerit GEGA

Sadik.Autor

Leave a Comment