Futboll Sport

EURO 2020/ Italia mposht grekët, siguron matematikisht kualifikimin. Norvegjia shtang “La Roja”

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera takime të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Italia mposhti pastër me shifrat 2-0 Greqinë në “Olimpico” të Romës, me gola të Zhorzhinjos me penallti dhe Bernardeskit, të dy të shënuar në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Italia shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Europian.

Spanja u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Ishte Saul ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje nga jashtë zone, por teksa u duk se iberikët do fitonin minimalisht, në minutën e 94-t, King barazoi shifrat për nordikët me një penallti. Pas këtij barazimi, Spanja mban vendin e parë me 19 pikë në grup.

Në dy takimet e tjera, Suedia mposhti pastër 0-4 në transfertë Maltën, ndërkohë që Lihtenshtejni dhe Armenia e mbyllën në barazim 1-1.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Latifi: Kisha frikë për jetën time, pas garës së fundit lëvizja me truproja

Delo.autor

LIVE/ Reagon PSG, Napoli ndëshkohet prej një autogoli, Barça administron (VIDEO)

Isa.Autor

SYNOJNË BLERJEN E AKSIONEVE/ Arabët nuk heqin dorë nga Interi

Delo.autor

Leave a Comment