Futboll

Video/ Klubi i ri i beson numrin 10-të, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku ka rënë në “dashuri” me kampionatin kazakistanas. Pas 2 eksperiencas jo fort të mira me ekipin e Astanës dhe Aktobes, Llullaku është duke kërkuar një eksperiencë të tretë me klubin e Ordabasit.

Pas disa stërvitjeve me klubin rumun të Gaz Metan, për të mos humbur formën sportive. 29-vjeçari i është bashkuar në stërvitje ekipit Ordabasi. Palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe shumë shpejt pritet të firmosin edhe kontratën.

Futbollistit nga Istogu i është besuar numri 10-të dhe pritet të jetë një pikë kyçe në skuadrën kazake, e cila e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe sezonin e ardhshëm do të synojë fitimin e titullit kampion.

Related posts

MOISE KEAN APO MANDZUKIC? Ja zgjedhja legjendës së Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Delo.autor

Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Isa.Autor

Argjentina mposht Italinë, edhe pa Messin

Sadik.Autor

Leave a Comment