Futboll Sport

LEGJENDAT/ Dejan Saviçeviç, lule te varri i Fadil Vokrrit: Miq, që kur ishim ushtarë

Disa orë përpara ndeshjes kualifikuese mes Kosovës dhe Malit të Zi, drejtuesit e të dyja federatave bënë homazhe te varri i ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, legjendarit Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë në qershor 2018.

Te ata që vendosën lule aty ku prehet ish-legjenda e futbollit kosovar nën ish-Jugosllavi, por dhe më pas ku si zyrtar mundësoi anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, ishte dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ish-futbollisti i njohur edhe i Milanit, Dejan Saviçeviç.

Njeriu që pasoi Vokrrin në detyrë, Agim Ademi,tha  se “Dejan Savicevic ishte një mik i mirë i ish-presidentit tonë, Fadil Vokrri, kështu që në prag të ndeshjes zyrtare, ai erdhi me një dëshirë për të vizituar dhe bërë homazhe tek varri i legjendës”.

Saviçeviç theksoi se Vokrri u largua nga kjo botë herët, por se ai ishte sigurisht i lumtur për suksesin e arritur nga ekipi i Kosovës.

“Në ditën e varrimit, nuk pata mundësinë të vij sepse isha në Kongresin e FIFA-s, por sot shfrytëzova rastin të vij dhe të përkulem para varrit të Fadilit.

Ishte e vështirë për mua kur dëgjova që Fadil kishte vdekur.

Ai u largua shumë shpejt nga kjo botë, por kjo është jeta”, tha Saviçeviç, duke shtuar se ai kishte qenë një mik i mirë me Vokrrin që prej kohës së ushtrisë.

Related posts

Nga Torres te Bielsa, nga Deschamps te Sagna ja stadiumet që “jetojnë”!

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Shënoi 20 gola dhe 8 asiste në sezonin e kaluar, klubi i Superligës prezanton sulmuesin brazilian…

Delo.autor

NGA FUSHA TEK “KUSH DO TË BËHET MILIONER”/ Kimmich dhe Goretzka fitojnë shumë e majme

Delo.autor

Leave a Comment