Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA BARE TEK SOKOL CIKALLESHI/ Ja 5 futbollistët rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Janë plot pesë lojtarë të Kombëtares që rrezikojnë sfidën e luksit me Francën më 17 nëntor, e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri në kryeqytet, që për dekada me radhë ka mbajtur emrin “Qemal Stafa”.

Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Kastriot Dermaku, Amri Abrashi dhe Taulant Xhaka, nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë në sfidën e 14 nëntorit me Andorrën, humbasin kësisoj takimin me Francën. Sipas rregullores së UEFA-s, një lojtar pezullohet për ndeshjen tjetër pas tre kartonëve në tri ndeshje të ndryshme.

Me Andorrën trajneri Reja duhet të bëjë llogaritë vetëm pa mesfushorin Klaus Gjasula, i cili me kartonin që mori ndaj Moldavisë, plotësoi numrin tre të tyre. Gjatë këtij edicioni asnjë lojtar nuk është ndëshkuar me të kuq.

Related posts

“ISHTE NJË GABIM QË U LARGOVA NGA CHELSEA”/ Trajneri Sarri: Ronaldo? Ka interesa personale që duhet…

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo kalon portugzët në avantazh

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea nuk përmbahet, realizon 4 gola në 33 minuta ndaj Chesterfield (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment