Futboll Sport

“DO JAPIM SHPIRTIN TEK MILAN PËR TË FITUAR”/ Flet Theo Hernandez: Nuk e kam njohur Piol, por po zbuloj…

Teo Hernandez, ka qenë një nga blerjet më të mira të verës për Milanin. Lojtari i afruar nga Reali, kaloi një dëmtim dhe tashmë është rikthyer në dispozicion të Piolit. Në një intervistë për “Sky Sport”, mbrojtësi ka folur për sezonin e Milanit, formën e tij, Piolin dhe tifozët.

Forma? “Unë punoj çdo ditë për të qenë titullar dhe shpresoj t’i luaj të gjitha ndeshjet. Kam ardhur këtu për të punuar shumë dhe të ndihmoj të bëj historinë e këtij klubi. Unë jam i ri dhe duhet të mësoj shumë gjëra, por punoj çdo ditë për ta bërë atë”.

Pioli? “Unë nuk e kam njohur atë, por po zbuloj një trajner të shkëlqyer. Ai ka koncepte të qarta dhe i pëlqen të luajë mirë. Me të ne mund të bëjmë gjëra të shkëlqyera, por duhet të punojmë shumë.”

Tifozët? “Ne duhet të sigurohemi që ata të pushojnë së zemëruari me ne dhe kjoështë normale duke pasur parasysh atë që kemi bërë deri më tani. Ne duhet t’i sjellim ata përsëri në anën tonë dhe të na mbështesin.”

Vendi i katërt? “Po. Ne kemi një skuadër të shkëlqyeshme, e cila ka cilësitë për t’u ngritur. Në ditët e fundit ne nuk shkuam mirë, por mund të kthehemi në majë. Do të duhet të japim shpirtin për të fituar”.

Related posts

Trent Alexander-Arnold: Ndonjëherë nuk e duroj dot Salah për këtë arsye…

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ Tramexani analizon NAPOLIN, ka edhe një këshillë për HYSAJN

Isa.Autor

ATMOSFERË NË TORINO/ Ronaldo kryen vizitat mjekësore dhe këndon me tifozët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment