Basketball Sport

NBA/ Basketbollisti Harden beson: Ky është viti i duhur, ja çfarë më tremb më shumë

James Harden, basketbolli i ekipit të Houston Rockets, beson se ky mund të jetë sezoni i mbarë që skuadra teksane të fitojë titullin kampion në NBA. Ish-MVP i është afruar disa herë realizimit të ëndrrës së tij për të triumfuar në NBA, por pa sukses.

“Ky është viti i duhur, e ndjej. Ardhja e Westbrook ka sjellë një frymë të re, më shumë besim dhe të gjithë janë optimistë, u shpreh Harden.

“Mjekra”, siç njihet ndryshe basketbollisti i Houston, pranon se për të dhe Houston ka për të qenë e vështirë, pasi konkurrenca në Perëndim është e madhe. “Rivalitet ka më shumë se vjet, por kjo është gjëja që më pak më tremb. Mund të na ndalin vetëm dëmtimet dhe jo frika ndaj rivalëve”, tha Harden.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani bën “bingo”, Maguette Gueye transferohet në Spanjë

F.autor

SIGUROI TITULLIN E 8 RADHAZI TË JUVENTUSIT/ Bonucci BEFASON: Duke nisur nga sezoni i ardhshëm…

Delo.autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ GJERMANIA PËR TURP: Por Lëv kërkon kohë: Bëni durim, janë të…

Isa.Autor

Leave a Comment