Futboll

FOTO/ Real-PSG, sfidë jo vetëm për Championsin, por edhe për trajnerin e ardhshëm

Trajneri italian, Maurizio Sarri, këtë sezon është duke e drejtuar Napolin drejt titullit të Serie A, ku kryeson kampionatin me një pikë më shumë se sa Juventusi.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Fillimisht Chelsea dhe Atletico Madrid ishin vënë pas tij, ndërsa tashmë në garë kanë hyrë edhe Real Madrid dhe PSG.

Reali e sheh Sarrin si zëvendësues të Zinedine Zidane, që po kalon momente shumë të dobëta këtë sezon.

Në anën tjetër PSG ka njoftuar më herët se sezonin e ardhshëm do të bëjë ndryshime dhe Sarri shihet si trajneri ideal.

Sarri me kontratën aktuale në Napoli përfiton vetëm 1.4 milionë euro, por i është ofruar kontratë e re prej 8 milionësh.

Related posts

Sulmuesi i Izraelit më i avancuar se mbrojtësit, por ja çfarë thotë rregullorja

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ CHELSEAT NË “FA CUP”/ Guardiola rrëfehet: Nuk kam qenë kurrë kandidat për…

Delo.autor

LAMTUMIRA E HIDHUR/ Ish-kapiteni i Milanit: Më plagosën, por nuk fola kurrë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment