Futboll Premier League Sport

CHRISTIAN ERIKSEN DREJT LARGIMIT/ Tottenham gjen pasuesin tek Real Madrid, ja emri surpriz

Largimi i Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur është thjeshtë çështje ditësh.

Danezit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe në merkaton e janarit është i lirë për të negociuar me ekipet e interesuara. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interes shumë klube, mes të cilave edhe Reali i Madridit.

“Los Blancos” kërkojnë freski në repartin e mesfushës dhe 27 vjeçari shihet si ai i duhuri. Për të arritur te Eriksen, Reali ka gati kushtet. Nga ana tjetër “Gjelat” nuk kanë qëndruar duarkryq, teksa kanë identifikuar edhe pasuesin e tij në Londër. Bëhet fjalë për spanjollin e Realit të Madridit, Isco.

27 vjeçari nuk po kalon një formë të mirë në “Santiago Bernabeu” dhe emri i tij është lakuar shumë në merkaton e verës. Ardhja e Eriksen do i jepte më shumë hapësira largimi atij, që në urdhërat e Zinedine Zidane ka luajtur shumë pak minuta, i dyzuar edhe nga dëmtimet.

Related posts

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja pse Hummels mund të kthehet në problem te Bayern

Isa.Autor

BLLOKON TRANSFERIMIN TEK “DJAJTË E KUQ”/ Dybala vendos të ardhmen e tij tek…

Delo.autor

PRITET TË MERRET VENDIMI/ Bundesliga po mendon rihapjen e stadiumeve. Ja ideja dhe stadiumet

Delo.autor

Leave a Comment