Futboll Sport

MOURINHO PREJ MUAJSH I PAPUNË/ Rivalët e Inter gati të ulin në stol portugezin

Dortmundi do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Interit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Verdhezinjtë kanë pasur disa probleme në këtë fillim sezoni, dhe nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme për këtë sfidë. Pikërisht këto probleme që gjermanët kanë shfaqur në disa ndeshje, nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Dortmundi nuk është i kënaqur me punën e bërë nga trajneri Lusien Favre, dhe po mendojnë për ta shkarkuar atë. Emri i parë në listën e verdhezinjve për të zëvendësuar teknikun zviceran, është Zhoze Murinjo, i cili aktualisht është i papunë.

mourinho

Thuhet se gjermanët do të presin edhe ndeshjet e ardhshme, dhe në rast se nuk binden me performancat e ekipit, atëherë ai që do ta pësojë do të jetë pikërisht trajneri.

Related posts

VAZHDON ZHGËNJIMIN/ Barcelona ndan pikët me Cadiz dhe futet në krizë të thellë

Delo.autor

NUK PO LUAN/ Dembele e tepron, ja çfarë bën me gazetarët kur e pyesin për…

Isa.Autor

Buffon zbulon arsyet: Ja pse ika nga Parisi

Delo.autor

Leave a Comment