Futboll Kategoria Superiore Sport

SITUATË KAOTIKE TEK TIRANA/ Ardian Mema nuk del në stërvitje, ja çfarë pritet të ndodhë tek klubi

Situatë kaotike te Tirana, pas humbjes ndaj Bylisit ditën e djeshme me rezultatin 3-1! Trajneri Ardian Mema nuk ka dalë në stërvitje ditën e sotme, për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë!

Nuk dihet nëse trajneri do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës, apo ka një ndarje me 24 herë kampionët e vendit, pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit!

Në stërvitjen e sotme ka qenë të pranishëm vetëm zv.trajneri Xhafa, trajneri i portierëve Egbo si dhe përgatitësi atletik Kosta Jani.

Mësohet se trajneri Mema është në një takim me presidentin Halili, teksa gjasat janë të mëdha që palët t’i japin duart njëri-tjetrit dhe të kemi një ndarje me marrëveshje! Në orët në vijim pritet të vijë edhe konfirmimi në lidhje me të ardhmen e stolit të Tiranës.

Related posts

Torino preferon të mbajë SERBIN LJAJIC, SULMUESI I MILANI drejt largimit

Isa.Autor

THEU KËMBËN PAS NDËRHYRJES HORROR/ Futbollisti i Liverpool i bën kërkesë të çuditshme federatës angleze

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Chelsea-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment