Ekskluzive Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Ish mbrojtësi i Tiranës rrëfehet për “aventurën” e re në Maqedoni dhe synimet për të ardhmen (INTERVISTA)

Klisman Cake është nga talentet më të spikatur tek moshat e reja i cili bën pjesë në Kombëtaren U-21.

Mbrojtësi shqiptar luan në Superligën e Maqedonisë me ekipin e Strugës i transferuar nga merkatoja e verës nga ekipi i Tiranës.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeSport.al, Kace rrëfen se kjo lëvizje erdhi nga dëshira e tij, për më tepër më poshtë ndiqni intervistën eksluzive nga 20 vjeçari Kace.

Si erdhi kjo lëvizje nga Kategoria Superiore me Tiranën tek Superliga në Maqedoni me ekipin e Strugës?

Ishte një lëvizje shumë e mire për mua në aspektin sportiv sepse sezonin e fundit isha duke e menduar vërtet largimin nga Tirana.

Ishte dëshira juaj që erdhi kjo lëvizje?

Duke pare rrethanat që ishin aty, po ishte dëshira ime.

Po luan me ikipin e Strugës, si e vlerësoni paraqitjen në këtë klub?

Paraqitjet e mia dhe të ekipit i vlerësoj shumë mirë dhe pse mund të bënim më mirë si ekip.

Cila është arritja dhe pritshmëritë me këtë klub?

Ne synojmë pjesëmarrjen në Europë.

Si jeni përshtatur me jetesën jashtë Shqipërisë?

Në fillim e kisha pak si të vështirë, por tani jam përshtatur shumë mirë.

Keni plane të riktheheni në Kategorinë Superiore?

Për momentin jam I përqendruar me klubin e Strugës dhe nuk është se kam ndonjë plan.

Related posts

CONTE TEK MILAN/ Presidenti SCARONI qartëson situatën me një telefonatë

Isa.Autor

Emery zbërthen Arsenalin e tij dhe zbulon objektivin e “topçinjve”

Sadik.Autor

Biglia: Vuaj kur qëndroj larg fushave, tani e ka radhën Inter

Delo.autor

Leave a Comment