Futboll Sport

“FAMILJA VJEN PARA ÇDO DËSHIRE TIMEN”/ Messi: Nuk mund ta imagjinoj largimin nga Barcelona

Gjithçka është e qartë, Barça i ka dhuruar gjithçka, e ka bërë këtë që është dhe s’dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Lionel Messi edhe njëherë ka përsëritur se mund ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Ylli argjentinas, në një intervistë për “TyC Sports”, tha se “s’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, por as nuk fshehu dëshirën që një ditë të luajë për Newell’s Old Boys.

Megjithatë, ai pak beson se kjo dëshirë është e realizueshme.

“Nuk dua të largohem nga këtu. S’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, deklaroi “pleshti”.

“Ëndërroj të luaj në Newell’s Old Boys në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë. Kam një familje dhe familja vjen para çdo dëshire timen”, u shpreh Messi, i cili është pjesë e Barcelonës që nga mosha 13-vjeçare.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 2-2

Delo.autor

Gatuzo me tone të ashpra/ Humbjet s’i duroj as me tim bir, Suso nuk është shpikës

Isa.Autor

“TELENOVELA” E YLLIT FRANCEZ DREJT FUNDIT/ Barcelona paguan klauzolën e Griezmann, ja plani i prezantimit

Delo.autor

Leave a Comment