Futboll Seria A Sport

LACIO FITOI NË TRANSFERTË NDAJ FIORENTINËS/ Ja si vlerësohet STRAKOSHA nga mediat italiane

Ka rezultuar në lartësinë e pritshmërive sfida e “Artemio Frankit” mes Fiorentinës dhe Lacios. 24 minuta iu deshën miqve të gjenin avantazhin falë Korreas, ndërsa vendësit barazuan 4 minuta më pas me Kiezën.

Roma-Lazio-Strakosha

Fitorja erdhi në minutën e fundit falë bomberit Imobile, por nëse Lacio qëndroi në garë, meritë ka edhe Thomas Strakosha që i dha mundësi skuadrës të luftonte për tri pikët.

Portieri bardhekaltër ishte në lartësinë e situatave, duke bërë dy ndërhyrje vendimtare kur sfida ishte në ekuilibër. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6 shqiptarin, duke e motivuar si: “I saktë në menaxhimin e situatave dhe i vëmendshëm ndaj Kiezës dhe Kastrovilit. Te goli e tradhtojnë shokët e repartit”.

Related posts

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Zbulohet fjalët e teknikut Enrique drejtuar yllit Morata para goditjes së 11-metërshit

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Spanja i beson titullarëve të fundit, ndaj Marokut për fitore bindëse

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Bayer Leverkusen – Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment