Kategoria Superiore Shqipëri

Laçi i plotë ndaj Partizanit, kërkohet suksesi i 3 radhazi

Laçi shkon në transfertën ndaj Partizanit me bindjen se mund të dalë me pikë pavarësisht rritjes së kundërshtarit në javët e fundit. Rezultatet e përballjeve të fundit flasin në favor të kurbinasve që këtë edicion kanë marë pikët e plota falë dy sukseseve radhazi, ndërkohë që në fazën e fundit të edicionit të kaluar morën një barazim pa gola në kryeqytet duke nxjerrë nga gara për titull të kuqtë.

Gjatë këtij sezoni bardhezinjtë kanë treguar oshilacione të shumta, të fortë me të fortët dhe të brishtë me skuadrat e dobëta. 28 pikët e grumbulluara janë ndarë në mënyrë të barabartë për Laçin midis sfidave të shtëpisë dhe transfertave, ndërkohë që humbja në Kamëz prishi ecurinë e 5 transfertave radhazi pa humbje, ku ishin regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. Përsa i përket gjendjes së ekipit trajneri Gentjan Mezani më në fund mund të buzëqeshë pasi e ka të plotë grupin në dispozicion, me përjashtim të mesfushorit Sherif Kallaku, autor i golit të dytë në suksesin e fazës së parë në Selman Stërmasi ndaj të kuqve. Me grupin është bashkuar edhe afrimi i janarit, qendërmbrojtësi Bruno Lulaj, i cili tashmë është plotësisht i gatshëm për trajnerin vlonjat.

Pas i ka lënë problemet edhe mesfushori brazilian Esquerda që gjendet plotësisht i gatshëm, me shpresën që të përsërisë atë ndeshje të fazës së parë ku ka shënuar edhe golin e vetëm në futbollin shqiptar.

Related posts

ZBULON DETAJET E STADIUMIT “ARENA KOMBËTARE”/ Anëtari i FSHF, Arben Dervishi: Impianti shkon rreth 70 milionë euro…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani firmos me mesfushorin e Shkupit… (FOTO)

Delo.autor

PLAS NË KATEGORINË E DYTË/ Futbollisti i Butrintit qëllon me pëllëmbë kundërshtarin

Delo.autor

Leave a Comment