Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Mbrojtësi shqiptar iu shit Valencias, Presidenti i bëri…

Elseid Hysaj do të ishte pjesë e La Ligas spanjolle që nga shtatori. Kjo deklaratë është bërë dje në mediat italiane, teksa për emrin e mbrojtësit të Kombëtares po flitet shumë, sidomos edhe pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar Malkuit, mbrojtësi i djathtë që i mori fanellën e titullarit.

Antonio Xhordano, gazetari i “Corriere Dello Sport”, ka bërë me dije edhe prapaskenën e merkatos së transferimeve. Sipas tij, Hysaj do të kishte disa muaj me një tjetër fanellë në ditët e sotme, por një gjë e tillë nuk u la që të finalizohej nga numri një i klubit napolitan.

“Hysaj ishte i Valencias. Diçka e tillë u vendos ditën e fundit të merkatos së transferimeve. Mirëpo, në momentin kur pritej vetëm ‘vula zyrtare’ për të finalizuar transferimin, ishte Aurelio De Laurentis që bllokoi gjithçka duke e mbajtur shqiptarin sërish në Napoli”, ka zbuluar gazetari italian referuar mundësisë që mbrojtësi i Kombëtares ka pasur për të ndryshuar ambient për sezonin aktual.

Së fundmi, dëmtimi i Malkuit dhe situata e dëmtimeve me mbrojtësit anësorë mund t’i detyrojë napolitanët që të bllokojnë shitjet e lojtarëve gjatë merkatos së dimrit.

Related posts

S’NDALET DHUNA NË FUTBOLL/ Nuk u ekzekutua goditja e këndit, trajneri godet me kokë arbitren anësore

F.autor

E FUNDIT/ Tronditet Kukësi, Skënder Gega jep dorëheqjen pas humbjes ndaj Partizanit

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Plas lufta para ndeshjes, Presidenti Agnelli acarohet keq me Elliott. Ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment