Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E TIJ/ Myrto Uzuni shënon përsëri në Kroaci

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur me Vinogradarin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 për ekipin ku aktivizohet edhe lojtari shqiptar, Myrto Uzuni.

Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe beratasi, i cili shënoi edhe një gol për Lokomotivën, në minutën e 76’ të ndeshjes. Uzuni vazhdon të tregojë edhe njëherë se është në një formë të mirë, teksa shpreson që të vazhdojë kështu.

Dy golat e tjerë për skuadrën e shqiptarit, u shënuan nga Marko Toliç, në minutat e 16’ dhe 91’. Uzuni është një titullar i padiskutuar te ekipi i tij, teksa nuk zhgënjen me paraqitjet e tij.

Related posts

Çfarë drame, Napoli mund Chievon duke e përmbysur rezultatin në fund të ndeshjes

Sadik.Autor

AS BUFFON AS NOUER/ Njihuni me PORTIERIN më të mirë në botë (VIDEO)

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Titulli kampion, ngjitja në Superiore dhe rënia, ja ndeshjet që luhen sot

F.autor

Leave a Comment