Futboll Kosova Sport

NUK DI TË NDALET ME WERDER BREMEN/ Pas 6 minutash lojë, Rashica shënon një super gol në Gjermani (VIDEO)

Milot Rashica nuk di të ndalet! Në ndeshjen e 1/16-ave në Kupën e Gjermanisë, që Verder Bremeni po luan në shtëpi ndaj Heidenheimit, futbollisti i Kosovës shënoi një supergol, që në minutën e gjashtë.

Rashica lëshoi një gjuajtje të bukur me të djathtën teksa po futen brenda zonës kundërshtare, dhe pavarësisht hedhjes së portierit, topi përfundoi në një cep që ishte i paarritshëm.

Shqiptari i Kosovës po kalon një formë fantastike në Gjermani, dhe veç 3 golave në kampionat, vjen edhe ky realizim në Kupë.

Related posts

SHËNON VETËM GOLA SPEKTAKOLARË/ Rrëfehet Ndreca: Janë nipat e mi që më frymëzojnë dhe…

Delo.autor

Giro d’Italia/ Yates është favorit: Por nuk kam fituar ende!

Sadik.Autor

“MOS E TRAJTONI BROJËN SI…”/ De Biazi “i shkel syrin” Shqipërisë: Është krijesa ime, porta mund të hapet

F.autor

Leave a Comment