Futboll Ligue 1 Sport

CAVANI DREJT LARGIMIT NGA KAMPIONËT E FRANCËS/ Një ekip shfaq interes për të marrë shërbimet e sulmuesit

Pas dy muajve mungesë për shkak të dëmtimit, Edison Kavani u rikthye në fushën e lojës të dielën në mbrëmje në ndeshjen nga Marsejës.

Kontrata e sulmuesit përfundon në fund të sezonit aktual, dhe vetë futbollisti nuk e di se ku do të jetë e ardhmja e tij. PSG-ja mori në formën e huazimit Mauro Ikardin nga Interi, me argjentinasin që po tregon një formë shumë të mirë.

Si pasojë e kësaj, drejtuesit e klubit francez, po mendojnë të ushtrojnë të drejtën e blerjes së Ikardit në fund të sezonit. Si pasojë e kësaj, ai që pritet të didgjet nga kjo situatë është Kavani, për të cilin ofertat nuk mungojnë.

Sipas asaj që shkruan “ESPN Brazil”, Flamengo po mendon seriozisht të afrojë një lojtar me emër në ekip, dhe ai mund të jetë pikërisht sulmuesi uruguaian. Kavani pëlqehet shumë nga drejtuesit brazilianë, dhe së shpejti pritet të nisin kontaktet.

Related posts

NXORRËN FOTO NGA AUTOPSIA E EMILIANO SALA/ Dy persona dalin para gjykatës, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Boston eliminon Philadelphian, sfidon Cleveland në finalet e Lindjes

Sadik.Autor

2 MILIARDË EURO NË LOJË/ PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Delo.autor

Leave a Comment