Futboll Sport

E BUJSHME/ Futbollisti shqiptar fiton titullin kampion në Letoni

Herdi Prenga është shpallur kampion me skuadrën e Rigës në Letoni.

Ekipi i shqiptarit konfirmoi titullin, pasi ia doli të barazonte në shtëpi me rivalët e RFS, dhe në këtë formë u shpallën kampionë dy javë para fundit të kampionatit.

Prenga nuk ishte në fushë nga minuta e parë, por u impenjua në minutën e 45-të të së dytës, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Mbrojtësi është transferuar në merkaton dimërore te Riga nga kampionati kroat, aty ku aktivizohej me Inter Zapresiç.

25-vjeçari u kthye menjëherë në një element të rëndësishëm për klubin letonez, ndërsa zuri vendin e tij në skuadër.

Kështu, Prenga ka meritat e tij në këtë sukses, i dyti historik për klubin.

Kujtojmë se mbrojtësi është ftuar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Panucci për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por prej asaj periudhe ka qenë larg kuqezinjve.

Related posts

“ZBATOVA POROSINË KEANE”/ Henderson: Ja pse nuk ia kërkova fanellën Messit

Delo.autor

RUAN ECURINË/ Camara bën diferencën, Teuta bën liderin në Korçë (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ MANCHESTER CITYTY/ Trajneri Zidane në ankth, braktis stërvitjen ylli i “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment