Formula 1 Sport

FORMULA 1 NXJERR SEKRETET/ Pas miratimit të rregullave të reja, ja si do të jenë makinat e vitit 2021 (FOTO+VIDEO)

Pas miratimit të rregullave të reja ga garës për vitin 2021 disa nga makinat e Formula 1 kanë nisur të publikojnë modelet se si do të jenë njëvendëshet që do të përdoren atë vit. Williams, Renault dhe McLaren janë tri skuadrat e para që kanë publikuar disa skica se si pritet të jenë njëvendëshet e së ardhmes.

Makina Reanult

Makina më pak komplekse për sa i përket anës aerodinamike, por të ngjashme me ato që përdoren sot. Gjithsesi, aerodinamika është thelbësore dhe u jep mundësi pilotëve që të ruajnë ritmin edhe kur janë në ndjekje të një makine më të shpejtë. Kjo do të shtojë parakalimet e spektaklin në pistë.

Skuadrat do të kenë një tavan për sa i përket shpenzimeve, që do të shkojë në 175 milionë dollarë. Kjo shifër u jep mundësi makinave të vogla të reduktojnë diferencat me makinat me buxhet të madh.

Makina Williams

Ndërkohë, makinat e reja pritet të jenë më të bukura për sa i përket anës vizive edhe pse janë të ngjashme me makinat aktuale. Modelet e paraqitura nga 3 skuadrat aktuale të Formula 1 nuk janë përfundimtare, por japin një ide se si do të jenë njëvendëshet e së ardhmes.

Makina Renault

Related posts

LARGIMI NGA VLLAZNIA PËR AMERIKËN/ Hasan Lika: Ishte një vendim shumë i vështirë, por…

Delo.autor

PAS HUMBJES NË DERBIN E LONDRËS/ Sarri: Jam shumë i nevrikosur për ekipin, ne duhet të reagojmë

Delo.autor

“Shnajder si Salihi”/ Holandezi shpërthen pas kartonit të kuq: Nuk keni për të më…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment