Futboll La Liga Sport

“ÇFARË MUND TË BËSH PËR 7 MINUTA?” Levante tallet keq në rrjetet sociale me Barcelonën pas fitores (FOTO)

Levante mposhti Barcelonën me rezultatin 3-1 ditën e djeshme, teksa në pjesën e dytë nga minuta 61 deri në 68’, vendasit shënuan 3 gola, duke marrë kështu një avantazh të cilin e ruajtën deri në fund.

Një rezultat shumë negativ ky për katalanasit, të cilët e dorëzuan kryen e renditjes. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi Levante e gëzuar nga fitorja, ka menduar edhe të tallet pak me kundërshtarin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ekipi vendas postoi një foto në “Instagram” me një kërkim qesharak në internet.

Levante kishte bërë një kërkim në internet me pyetjen, “Çfarë mund të bësh për 7 minuta?”, teksa nga kërkimi, të gjitha rezultatet ishin për fitoren e tyre ndaj Barcelonës. Pikërisht këtë Levante e ka postuar në “Instagram”, për tu tallur me kundërshtarin.

Related posts

BËN “MEGA GODITJEN” NË MERAKTO/ Real Madrid gati 150 milionë euro për yllin e kampionit të botës…

Delo.autor

RENATO SANÇEZ ZGJODHI PARISIN/ Milani gjen akordin me mesfushorin e Premier Ligës

F.autor

“DO PADIS ‘LA REPUBBLICA’ PËR LAJM TË RREM”/ Konte: Kam projekt 3-vjeçar me Interin

Delo.autor

Leave a Comment