Futboll Premier League Sport

KËRKON TË TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ish-futbollisti i Tottenham i befason të gjithë: Dua të bëhem…

Që ishte një personazh ekstravagant dihej prej kohësh, por fakt i njohur ishte edhe që ai nuk do të ketë më lidhje me futbollin pasi të varë këpucët në gozhdë. Megjithatë, prapaskena e fundit e Benua Asu-Ekoto, mbrojtësit kamerunas me një karrierë të gjatë me fanellën e Totenhemit, është interesante.

Klajv Alen, ish-bashkëpunëtor teknik i Spërsave, brenda autobiografisë së tij “Up Front”, tregon: “Një ditë e pyeta Benuanë se çfarë donte të bëhej pasi t’i kishte dhënë fund karrierës së futbollistit.

M’u përgjigj: ‘Mendoj se do të bëhem një yll pornoje’. Ishte i qetë dhe serioz, ma tha sikur të mos ishte ndonjë gjë, ndërsa unë nuk dija si t’i përgjigjesha. Pastaj i thashë me humor: ‘Benua, kur të xhirosh filmin e parë, dua një biletë për premierën!’ Nuk mendoj se po bënte shaka, më tha se nuk do të kishte probleme ta bënte diçka të tillë”.

Related posts

Çmenduria e Man United! Thyen gjitha rekordet për blerjen e Neymarit

Q.Autor

(FOTO) Njihuni me skuadrat më të shtrenjta në botë, Manchester City prin listën

Q.Autor

SFIDA NDAJ LEIPZIG NË CHAMPIONS/ Solskjaer me dhimbje koke, pa dy yjet në “finalen” e grupit

Delo.autor

Leave a Comment