Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin e tretë radhazi dhe të gjashtin në karrierë, megjithëse ka përfunduar Çmimin e Madh të Amerikës në vend të dytë pas shokut të skuadrës Valteri Bottas. I treti është renditur Verstappen.
Piloti i Ferrarit është tërhequr pak më pas sepse problemi në makinë nuk rregullohej. Kjo i ka dhënë mundësinë Hamilton të siguronte titullin që në Amerikë. Bottas ishte piloti më i shpejtë në pistë, por anglezi ka dalë përpara nga fundi, por me goma shumë të përdorura duke rrezikuar të mos e përfundojë garën. Kjo për shkak se Hamilton zgjodhi strategjinë e një pit stopi, ndërsa Bottas atë me dy.
Bottas ka parakaluar Hamitlon katër xhiro përpara fundit, ndërsa edhe Max Verstappen, po ashtu me dy pit stope dhe me goma shumë më të freskëta, i është afruar shumë kampionit, por një flamur i verdhë ka shpëtuar Hamilton i cili e mbyll në vend të dytë.