Futboll Sport

SHPRESON TË FITOJË TITULLIN KAMPION/ Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit merr drejtimin e klubit të famshëm malazez…

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, Mlladen Milinkoviç ka marrë drejtimin e Buduknostit të Podgoricës, në kampionatin malazez.

Tekniku serb është prezantuar ditën e djeshme te ekipi i ri, me të cilët shpreson të fitojë titullin kampion. Buduknosti renditet momentalisht në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Sutjeska dhe Iskra që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.

51-vjeçari drejtoi Luftëtarin gjatë sezonit 2016-2017 ku arriti rezultate shumë pozitive, duke arritur edhe Europën me klubin gjirokastrit.

Një sezon më vonë iu besua drejtimi i Kukësit me objektivin e qartë, që ishte titulli kampion, por aventura me verilindorët zgjati vetëm 5 muaj, pasi u shkarkua nga presidenti Gjici për shkak se nuk kishte marrë rezultatet e dëshiruara.

Nga vera e këtij viti, Milinkoviç mori drejtimin e ekipit suedez, Sirianska ku aventura aty nuk zgjati shumë, dhe tani është emëruar në stolin e malazezëve të Buduknostit.

Related posts

FRANCEZI NDRYSHON STRATEGJINË/ Zidane harron të bëjë zëvendësime, “shpik” një formulë të re tek Real Madrid

Delo.autor

Kroacia merr lajmin tronditës para finales kundër Francës

Isa.Autor

Manchester City SHKATËRRON Arsenalin, kartoni i KUQ i Xhakës i kushton shumë topçinjve

F.autor

Leave a Comment