Futboll Sport

IU VETËOFRUA MILANIT DHE MANCHESTER UNITED/ Ish-sulmuesi i “Kuqezinjve” prezantohet te ekipi i ri…

Keisuke Honda tashmë ka gjetur ekipin ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike, teksa ka firmosur me ekipin e ri.honda

Prej disa kohësh sulmuesi japonez ishte në kërkim të një skuadre, pasi kishte mbyllur aventurën me Melburn Viktori ku u aktivizua në sezonin e fundit. Nëpërmjet disa postimeve në “Twitter”, futbollisti i ishte vetofruar Junajtid dhe Milanit, për ta marrë në ekipet e tyre.

Megjithatë asnjë nga këto skuadra nuk e kontaktuan lojtarin, i cili u hodh në kërkim të një ekipi tjetër. Vetëm pak ditë më parë, Honda komunikoi se ishte në provë te skuadra holandeze e Viteshes.

Pas disa ditëve në stërvitje me këtë ekip, stafi drejtues janë bindur me formën e lojtarit dhe vendosën t’i ofrojnë atij kontratën. Kontrata e firmosur do ta mbajë atë të lidhur me klubin holandez deri në fund të sezonit, dhe në rast se bind me paraqitjet e tij, mund ta rinovojë edhe për një vit tjetër.

Related posts

E PABESUESHME/ Manchester City u rikthye te fitorja, ky është reagimi i Guardiolës

F.autor

Hënes I INATOSUR me futbollistin e Leverkusenit: Është i SËMURË MENDOR

Isa.Autor

FORMACIONI I MINUTAVE/ Ja cilët lojtarë janë aktivizuar më shumë në Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment