Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interi i vendosur për ta shitur Joao Marion, 18 milionë euro

Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbon, por rrugëtimi i tij tek zikaltrit nuk shkoi ashtu siç pritej.

Bëhet fjalë për Joao Marion, mesfushori që këtë vit po luan në formë huazimi me të drejtë blerje tek Lokomotiva e Moscow.Interi gjatë merkatos së janarit pritet të arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Joao Marios te klubi i njohur rus.

Portugezi ka bindur trajnerin Youri Semin me paraqitjet e tij dhe në muajin që lamë pas Mario u shpall si lojtari më i mirë i muajit.

Klubi rus ka vendosur t’ia paguajë Interit 18 milionë eurot e premtuara në rast të ushtrimit të drejtës për blerjen e kartonit të mesfushorit.

Këto para ekipi i Interit do t’i investojë përsëri në tregun e transferimeve, pasi trajneri Antonio Conte më parë ka deklaruar që i mungojnë lojtarë në organikën e ekipit.

Related posts

REAL MADRIDI HUMB BESIMIN NDAJ UELLSIANIT/ Menaxheri i Bale sulmon: Ky brez t’i puthin këmbët atij…

Delo.autor

PSG-Guingamp, miqtë kanë humbur 6 radhazi në “Parc des Princes”

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ronaldo i largohet edhe më shumë Messit, ja statistikat e frikshme…

Delo.autor

Leave a Comment