Futboll La Liga

Barcelona, Coutinho: Iniesta është një gjeni

Fantazisti i Barcelona-s Philippe Coutinho i ka thurur elozhe shokut të ekipit Andres Iniesta, duke e quajtur kapitenin e klubit një gjeni. Iniesta, 33 vjeç, vazhdon të luajë një rol kyç për kryesuesit e La Liga-s, dhe është aktivizuar 25 herë këtë sezon.

Coutinho, i cili mbërriti në Camp Nou në janar, thotë se lojtari i përfaqësueses spanjolle i bën lojtarët rreth tij të duken më të mirë.

“Nuk më intereson pozicioni në fushë, do të luaj aty ku të më thotë trajneri,” shprehet Coutinho.

“Çdo gjë është ndryshe te Barcelona, dhe megjithëse kam luajtur më shumë në të majtë, mund të adaptohem kudo.”

Related posts

“NDIZET FITILI”/ Policia spanjolle e DËBON liderin e tifozëve të BOCAS nga…

Isa.Autor

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Thiago Volpi, manual si të shkatërrosh një derbi të fituar (VIDEO)

Delo.autor

Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit

Q.Autor

Leave a Comment