Futboll La Liga Sport

FEDERATA E FUTBOLLIT KONFIRMON/ Ja kur do të hidhet shorti për gjysmëfinalet në Superkupën e Spanjës

Real Madrid, Barcelona, Valencia dhe Atletico do të luftojnë për Superkupën e Spanjës në janar të vitit 2020.

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se të hënën, në ora 16:00, do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Superkupës së Spanjës.

Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Valencia janë katër skuadrat që do të mësojnë kundërshtarët me 10 nëntor.

Nga ky sezon, Superkupa e Spanjës luhet me një format të ri, katër ekipe – finalisti i Kupës së Mbretit dhe tre skuadrat e para në renditje të La Ligës.

Gjysmëfinalet do të luhen me 8 janar dhe 9 janar të vitit 2020, derisa finalja me 12 janar.

Related posts

ZYRTARE/ Rafinha lë PSG dhe kthehet në Spanjë te gjigantët e La Ligas…

Delo.autor

Mesfushori i njohur var “këpucët në gozhdë”: Jam vetëm 27-vjeç, por e kam pamundur të jem pjesë e padrejtësive

Isa.Autor

“NË KËTË MOSHË KUPTOHET RËNDËSIA E KËTIJ TROFEU”/ Chiellini: Sot në autobus po qanim të gjithë sepse…

Delo.autor

Leave a Comment