Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi vazhdon me strategjinë e saj, gati të “bllokojë” mbrojtësin e Kombëtares…

Juventus prej disa vitesh ka një strategji të veçantë në Itali. Bardhezinjtë gjurmojnë talentet që bien në sy në Serinë A dhe jo vetëm, duke i blerë dhe duke i lënë të rriten profesionalisht në skuadrën e tyre.

Një nga lojtarët që ka spikatur këtë sezon në kampionatin italian, është mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili po bën një vit të shkëlqyer te Verona.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Paratiçi ka tentuar të bllokoj pa sukses Marash Kumbullën gjatë verës, kjo pasi Verona besonte në aftësitë e tij. Juventusi kishte planin që ta blinte mbrojtësin dhe ta dërgonte te skuadra e të rinjve, por këtë gjë nuk e lejuan te Hellas Verona.

Gjë që nuk do të thotë se Juventusi ka ndaluar tratativat për të bllokuar Kumbullën, i cili është pjesë e një skuadre, që “Zonja” ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe është gati t’i riaktivizojë, për këtë çështje.

Kjo media raporton, se puna po vazhdon dhe nuk përjashtohet të ketë një marrëveshje finale mes palëve, duke parë paraqitjet e shkëlqyera të lojtarit shqiptar.

Related posts

Iniesta merr lajmin shokues para “El Clasicos” ndaj Real Madridit

Sadik.Autor

LEWANDOWSKI NË TELASHE/ Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash. Ja shkaku dhe detajet

Delo.autor

MILAN-BENFICA/ Ish-milanisti ndëshkon “Kuqezinjtë” me pak fat, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment