Formula 1 Të tjera

Vettel: Këtë vit nuk do ta lëmë në mes garën, duel deri në fund për titullin

Më 20 shkurt do të bëhet prezantimi i makinës Ferrari, që këtë sezon synon titullin kampion në Formula 1, një objektiv që është një detyrim për “kokëkuqen”, që ka më shumë se një dekadë që nuk arrin të rrëmbejë një titull, si në Botërorin për pilotë ashtu dhe atë për konstruktorë.

Këtë gjë e di mjaft mirë Sebastian Vettel, 4 herë kampioni i botës në Formula 1, por që kur ka mbërritur të makina italiane nuk ka mundur t’i gëzohet një titulli me “kokëkuqen”.

Ferrari iu afrua mjaft vjet realizimit të ëndrrës, por disa gabime fatale në garat aziatike vulosën dështimin e radhës, gjë për të cilën Vettel kërkon përqendrim dhe impenjim maksimal, për të evituar një tjetër dështim.

Në një deklaratë për mediat, piloti gjerman tha: “Koha ecën dhe tashmë po afrohet koha e testeve të para dimëror, periudha ku hidhen bazat e sezonit të ri, ndaj për ne është e rëndësishme që të kemi një makinë të shpejtë që në start. Unë besoj se puna e bërë gjatë muajve të fundit është mjaft e mirë dhe se inxhinierët në fabrikë kanë gati makinën e re, që shpresoj të na japë shumë kënaqësi”. Vettel shprehet se mezi pret të nisë ky sezon i ri, për të bërë realitet ëndrrën e tij dhe për të përfunduar atë që la në mes vition e kaluiar. “Titulli është detyrim për të gjithë fansat. Unë shpresoj që këtë vit të mos ndalemi në mes të rrugës, por të luftojmë deri në fund për kampionatin”, tha Vettel.

Related posts

“TË DO KRYEMINISTRI NË TELEFON”/ Pas garës historike, reagimi i surprizës së Olimpiadës nuk duhet humbur (VIDEO)

Delo.autor

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Alonso prezanton makinën e re, synon “triple crown” në garën e famshme amerikane

Delo.autor

KOMBËTARJA U-17/ Bulku provon humbjen e parë, kuqezinjtë pësojnë disfatë në “Niko Dovana”

Delo.autor

Leave a Comment