Ekskluzive Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Sfida që premton spektakël, ja formacionet e mundshme për të dy ekipet

Juventus-Milan është sfida e emocioneve të forta, pavarësisht se skuadrat gëzojnë forme të ndryshme nga njëra-tjetra. Bardhezinjtë duan të sigurojnë një tjetër triumf ndaj kuqezinjve, në mënyrë që të vazhdojnë të udhëheqin tabelën e klasifikimit në kampionat, teksa në kampin tjetër “djalli”, që pavarësisht se ka ndërruar trajnerë, vazhdon të jetë në agoni. Gjithsesi pavarësisht se Juventus ende nuk e ka regjistruar humbjen e parë në kampionat, ekipi i Sarrit ka shfaqur probleme në lojën e saj.

Formacionet e mundshme Juventus-Milano

Në radhët e milanezëve Pioli pritet të luajë me rreshtimin 3-4-2-1, me Suson dhe Calhanonglu që pritet të jenë në mbështetje të Piontek. Ndërkohë bardhezinjtë do të konfirmojnë skemën e zakonshme 4-3-1-2, me Ramsey që do të qëndrojë pas dyshesh së sulmit Higuain-Ronaldo.

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Cristiano Ronaldo.

Milani (4-3-3): G. Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, T. Hernandez; Paquetà, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu. /AlpeSPORT.al

Related posts

ZYRTARE/ Lejohen tifozët në stadiume, qeveria nuk lejon më shumë se 5 mijë veta

Delo.autor

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Bullgaria përmbys Qipron, Maqedonia shënon edhe të 4-tin (VIDEO)

Isa.Autor

EUROPA “E NDARË”/ Champions dhe Europa League luhet me stadiume “ndryshe”. Diku dyndje, diku zbrazëti

Delo.autor

Leave a Comment