Futboll La Liga Sport

YLLI I BARCELONËS AKUZON VALVERDEN DHE KLUBIN/ Rrëfehet mesfushori Rakitic: Ndihem i trishtuar…

Lojtari kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle (do të transmetohet e plotë të enjten), ku ka folur për situatën e tij te klubi katalanas. Mesfushori 31-vjeçar thotë se ndihet i trishtuar, sepse i kanë “vjedhur” topin tim, në mënyrë figurative, për faktin që nuk po luan më.

“Si mund të jetë i kënaqur një futbollit? Sigurisht duke luajtur futboll. Është sikur t’i marrësh vajzës sime lodrën e saj të preferuar. Ajo do të mërzitet dhe do të jetë e trishtuar. Epo edhe unë ndihem njësoj, ata ma morën topin im. Ndihem i trishtuar”.

Rakitic pretendon më shumë respekt për gjithçka ka dhënë te Barcelona, që kur nënshkroi për katalanët në vitin 2014.

“Unë i kuptoj dhe i respektoj vendimet e trajnerit apo të klubit, por mendoj se kam dhënë shumë në këto pesë vjet. Kulmin e karrierës e kam këtu. Dua të jem në gjendje të shijoj futbollit, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Njeriu kënaqet vetëm duke luajtur. Unë jam 31 vjeç, nuk jam 38, dhe ndihem më në formë se kurrë.”

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 100 minutash pritje, sulmuesi Morata ndëshkon Kroacinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-KUKËSI/ Mundësi e artë shënimi, e pabesueshme çfarë humbet Kuper (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON PËRGATITJET PËR DUELIN NDAJ CERRONE/ Habit McGregor: Kam 4 muaj që kam hequr dorë nga…

Delo.autor

Leave a Comment