Futboll Sport

BRAZIL-ARGJENTINË/ Luhet sot miqësorja e luksit. Rikthehet ylli i sulmit

Brazil-Argjentinë nuk është një sfidë si gjithë të tjerat edhe kur është thjesht një takim miqësor.

Sot në orën 18:00 në Riyad të Arabisë Saudite riluhet gjysmëfinalja e Copa America.

Tek Argjentina rikthehet Messi, te Brazili mungon Neymar, por kjo pak rëndësi ka, pasi në fushë ai që do të zëvendësojë sulmuesin e PSG do të japë më të mirën e tij.

Kombëtarja albiceleste do të kërkojë një mini hakmarrje për atë eliminim nga Copa America, por misioni nuk do të jetë i thjeshtë, pasi Selecao edhe pse ka 4 ndeshje që nuk fiton në 6 takimet e fundit ndaj Argjentinës ka triumfuar 4 herë.

Scaloni pritet të hedhë në sulm treshen Messi-Aguero-Lautaro Martinez, nëse ky i fundit ja del të rikuperohet në kohë nga një dëmtim i lehtë, ndërkohë që Tite pritet t’ia besojë sulmin treshes Coutinho-Richarlison-Firmino.

Është e vështirë të parashikohet kjo ndeshje që do të transmetohet nga Supersport, pasi edhe pse luhet pa objektiva realë, në fushë do të zbresin 7 Kupa Bote dhe të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të fituar.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Shameti nderon verilindorët, pas golit, përshëndetje speciale për… (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shans i madh për Tiranën, kalon direkt në “play off” të EUROPA LEAGUE

F.autor

FUND I LUMTUR/ Roma nderon kampionët, e gjithë Italia në këmbë për heronjtë e Wembley (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment