Futboll Seria A

Largohet Conte? ‘Sport’: Chelsea arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

Pas dy humbjeve turpëruese drejtues të Chelseas pritet të shkarkojnë Antonio Conten.

Blutë e Londrës i kanë dhënë vetëm besim të përkohshëm 48-vjeçarit, por ai e di shumë mirë se në gabimin e radhës nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Chelseas.

Është e përditshmja katalanase “Sport” e cila raporton arritjen e marrëveshjes me Luis Enriquen i cili pritet të bëhet trajneri i ri i londinezëve.

Ish-trajneri i Barcelonës ka arritur akordin për një kontratë 2.5-vjeçare (deri në verë 2020), vijon shkrimin kjo e përditshme.

“Jo, nuk jam i shqetësuar. Nuk kam frikë për vendin tim. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120%. Dakord? Nëse kjo mjafton OK. Përndryshe klubi është i lirë të marrë një tjetër vendim. Por, unë nuk jam i shqetësuar. Nesër është një tjetër ditë. Unë mund të jem ose jo trajner i Chelseas”, ka thënë Conte.

Related posts

MESFUSHORI PORTUGEZ TREMB TIFOZËT E JUVENTUS/ Bruno Fernandes: Kam folur me Ronaldon dhe…

Delo.autor

SHQETËSUESE/ Atletico Madrid “denoncon” Ronaldon me precedentin për pezullim

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventusi identifikon pasardhësin e Ronaldos, në “radarë” bomberi anglez…

Delo.autor

Leave a Comment