Futboll Sport

FITORE E MADHE E ZVICRËS/ Xhaka pranë kualifikimit në Kampionatin Europian (FOTO)

Zvicra rikthehet të besojë një biletë në eliminatoret e Kampionatin Europian 2020.

Zvicra e Granit Xhakës, Albian Ajetit e Adir Mehmedit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme pasi mposhti me rezultatin 1-0 Gjeorgjinë.

Cedric Itten shënoi golin e vetëm të takimit dhe në këtë mënyrë Zvicra renditet në vendin e dytë në Grupin D me 14 pikë të grumbulluara. Të besuarit e Petkovic kanë dy pikë më shumë se rivali që pozicionohet i treti, Irlanda.

Zvicra kështu ka rritur gjasat për kualifikimin në Europian, pasi sfidën e fundit e luan me Gjibraltarin, kurse Irlanda përballet me Danimarkën.

Image

Related posts

SKËNDËRBEU BËN AKAND PËR PËLLUMBIN/ Ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Delo.autor

Alexis Sanchez nuk është penduar për transferimin tek United

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ ATALANA-S/ Ekipi i Serie A shkarkon trajnerin dhe zgjedh pasuesin e tij

Delo.autor

Leave a Comment