Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ FRANËS/ Ceremonia e hapjes i besohet Era Istrefit, ja i ftuari special

Një ditë para ndeshjes inauguruese me Francën në stadium ‘Air Albania’ po punohet me ritma tepër të shpejta dhe me fuqi të shtuar punëtore. Detajet e fundit po bëhen gati, për të mbyllur çdo detyrë të lënë nga UEFA, që pas ndeshjes testuese një javë më parë.

Ndërkohë vijon puna edhe për vendosjen e sinjalistikës, e cila do të ndihmojë tifozët të futen brenda stadiumit.

Për këtë ndeshje policia ka publikuar edhe masat që ka marrë, ku ndër të tjera bie në sy se prej orës 17:30 do të bllokohen të gjithë rrugët pranë stadiumit si dhe do të bëhet rrethimi impantit me polici.

Hyrja e tifozëve do të nisë në orën 18:30 dhe çdonjëri prej tyre përveç biletës duhet të jetë i pajisur me  kartë identiteti. Kontrrolli i parë do të jetë nga policia, ndërsa më pas mbi 300 security do të bëjnë të mundur futjen e tyre në stadium.

Para sfidës do të mbahet edhe një ceremoni e cila do të jetë afërisht 15 minuta. Në të do të performojnë këngëtarë shqiptarë si Era Istrefi me ‘Live It Up’, Aurela Gaçe me xhamadani vija vija si dhe këngëtarë të tjera si Elvana Gjata, Flori Mumajesi e Juliana Pasha.

Gjitashtu deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin si dhe legjenda italine e futbollit Francesco Totti.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ VALADOLLID/ Solari paralajmëron shkarkimin: Ne jemi të gjithë jemi kalimtarë…

Delo.autor

Juve vendos një rekord në Serie A por Milani mbetet i paarritshëm

F.autor

Pas ardhjes së Ronaldos, Higuain i vë kushte Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment