Futboll Premier League

Largimi i Coutinhos pothuajse i sigurt, Liverpool i tregon çmimin Barcelonës

Me Barcelonën që është e gatshme ta ringjallë interesimin për Philippe Coutinhon e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit, mediat spanjolle raportojnë se “Të kuqtë” tashmë ia kanë vendosur çmimin yllit brazilian.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Liverpool kërkon hiç më pak se 160 milionë euro për yllin e tij dhe se dëshiron të zbulojë herët nëse Barça vërtet dëshiron ta mbyllë një marrëveshje qysh në janar, në mënyrë që ta shmangë një saga tjetër që zgjat gjatë gjithë afatit kalimtar, transmeton Express.

Thuhet se një pjesë e rëndësishme e hierarkisë së Barcelonës është e gatshme t’i përmbushë kërkesat për blerjen e Coutinhos.

Related posts

El Confidencial: PSG e gatshme t’i ofrojë Realit sulmuesin e tyre për Ronaldon

Q.Autor

Milan hidhet në sulm, Mirabelli gjen zëvendësuesin e Kessie

Sadik.Autor

NXJERR BLLOF UEFA-N/ Legjenda Schmeichel: Ja 3 mundësitë që i dha Danimarkës, pas kolapsit të Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment