Futboll Sport

NUK E FTUAN NË STADIUM/ Shpërthen komentatori grek pro-serb: Qorrat e FSHF fshinë emrin tim (FOTO)

humë personazhe të njohur ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme për të parë në stadiumin e inauguruar me kullë, ndeshjen Shqipëri-Francë.

Tribuna VIP, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Në lidhje me këtë fakt, se nuk i ra në mend FSHF e nuk mori ftesë, komentatori Kosta Grillo ka publikuar një status në Facebook.

Ai ka shkruar:

Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator kombëtaren, e prisja një ftesë. Qorrat e FSHF e fshinë emrin tim.”

Deklarata e Kosta Grillos gjatë Kampionatit Botëror se bënte tifozllëk për Serbinë, ngjalli shumë polemika. Dikur pjesë e TVSH, ai u pushua nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho.

Ai njihet si komentatori grek pro-serb, që e ka ilustruar edhe me gjeste.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, Grillo u fotografua me tre gishtat lart, simbolin e serbëve i krijuar me qëllime politike, kundër popujve joserbë të ish-Jugosllavisë.

 

Related posts

VJEN LAJMI I MIRË PËR SOLSKJAER/ 7 futbollistë gati të rikthehen nga dëmtimet

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një asist nga Jesus, talenti Foden ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Paratë vendosin suksesin: Sa shpenzuan skuadrat kampione?

Sadik.Autor

Leave a Comment