Futboll Sport

INAGURIMI NDAJ FRANCËS/ Stadiumi i ri me numër rekord tifozësh, ja zhgënjimi i vetëm

Rreth 22 mijë tifozë ishin të pranishëm dje në stadiumin “Air Albania”, teksa zyrtarisht kapaciteti i impiantit është 21.700 vende të ulura.

Shqipëri-Francë ishte ndeshja që përkoi me inaugurimin e stadiumit që deri tri vite më parë njihej nga të gjithë si “Qemal Stafa”. Të gjitha biletat ishin shitur nga FSHF-ja, ndërsa kjo ndeshje e Kombëtares shënoi edhe një histori të re, pasi për herë të parë tifozët u futën në tribunat që mbajnë emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe Vasillaq Zëri”.

Akustika ishte e jashtëzakonshme, duke krijuar një atmosferë të paparë dhe për këtë një meritë të madhe ka pa dyshim grupimi i njohur “Tifozat Kuq e Zi”. Zhgënjimi i vetëm nga dje ishte se inaugurimi përkoi me humbje.

Related posts

BEFASON SUEDEZI/ Ka luajtur me të dy ekipet, ja cilin zgjedh IBRA në derbin Inter-Milan

Isa.Autor

Bindja e talentëve/ Challendes po mban “amanetin” e VOKRRIT tek KOSOVA

Isa.Autor

E BUJSHME/ Man United i jep dritë jeshile Mourinhos për blerjen e yllit të Tottenham

Isa.Autor

Leave a Comment