Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Rrëfen Eden Hazard: Gjithmonë i kam thënë jo PSG!

Sulmuesi i  Real Madrid-it, Eden Hazard, ka pranuar se kur ishte pjesë e Chelseas ekipii i PSG-së e ka kërkuar gjithmonë me ngulm. Belgu ka refuzuar duke dashur gjithmonë të kalonte te skuadra e Real Madrid-it. Ai nuk ka menduar asnjëherë kalimin te skuadra kampione e Francës dhe për shkak të Lilles.

Hazard e ka shprehur dhe njëherë dashurinë e tij për ish-klubin e tij duke treguar se PSG e ka refuzuar disa herë. “Ata janë munduar shpesh që të më bindin, por nuk kthehem në Francë. Nëse kthehem një ditë mund ta bëj vetëm për Lillen. Gjithmonë i kam thënë jo PSG.

“Isha i qartë se nëse kthehesha duhet ta bëja vetëm për Lille”, – tha belgu për L’Equipe. Hazard la Chelsean për të kaluar te Real Madridi, por ende nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij. Ai nuk ka bindur në “Santiago Bernabeu” dhe të gjithë presin shkëlqimin e tij.

Related posts

HUMBJA NDAJ ATLETICOS/ Allegri drejt largimit nga Juventusi, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

Play-Out,Vllaznia B-Orikumi/ Shkodranët me sytë nga ekipi A, për Orikumin është viti i duhur

Sadik.Autor

EURO 2020/ Kroacia gabon në Azerbajxhan, rrezikon vendin…

Delo.autor

Leave a Comment