Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM MES TENSIONESH/ Flamurtari ndanë pikët me “gjirokastritët”

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida e rëndësishme mes Flamurtarit dhe Luftëtarit në Vlorë.

Flamurtari me anë të Nikës, në minutën e katërt të shtesës, ka gjetur golin e barazimit dhe i ka dhënë një pikë shprese vlonjatëve.

Ishte Rapo ai që kaloi në avantazh Luftëtarin, në fillimin e pjesës së dytë. Vlonjatët presuan, dhe në fund barazuan shifrat.

Luftëtari mund të kishte mbyllur ndeshjen, por në kundërsulme kaa gabuar disa herë

Vlen për t’u theksuar se në fund të sfidës, ka pasur tension mes skuadrave, teksa Nika është ndëshkuar me të kuq.

Tashmë Flamurtari ka shkuar në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari në kuotën e 8 pikëve, por pozicionet e skuadrave nuk kanë lëvizur.

Related posts

Tekniku i Iranit vlerëson Ronaldon/ Është pjesë e formulës magjike të Portugalisë

Isa.Autor

Marcelo pranon “rrëmujën” te Reali: Jemi të trishtuar dhe të zhytur

Q.Autor

Napoli rivalizon Interin për Deulofeun, gati oferta për Barcelonën

Q.Autor

Leave a Comment