Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JEMI RRITUR ME DASHURINË PËR VENDIN AMË”/ Granit Xhaka bën apel për ndihmë: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë… (FOTO)

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Futbollisti me origjinë shqiptare, është prekur jashtë mase nga fatkeqësia e tërmetit, teksa së fundmi nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka bërë apel për ndihmë.

Në postimin e tij, Xhaka shton se është rritur me dashurinë për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.

POSTIMI I GRANIT XHAKËS:

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan futbollisti.

Graniti2

Related posts

PËRCAHET SKËNDERBEU/ Kampionët nuk dalin në stërvitje

Isa.Autor

Chelsea – Southampton, publikohen formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

Juventusi heshtë “Giuseppe Meazza”, shënon gol ndaj Interit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment