Futboll La Liga Sport

PEREZ SHPËRBLEN TALENTIN E EKIPIT/ Real Madrid rinovon kontratën me Valverde, ja klauzola e “çmendur”

Përveç afrimeve në merkaton e janarit, te Real Madridi mendojnë edhe për rinovimin me futbollistët që ata kanë në ekip.

Federiko Valverde ka bindur drejtuesit me paraqitjet e shkëlqyera që ka treguar, me këta të fundit që kanë vendosur t’i rinovojnë futbollistit kontratën deri në vitin 2025. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rinovimi i kontratës, por klauzola e largimit që është vendosur në të.

Madrilenët kanë vendosur një klauzolë largimi prej 750 milionë euro, duke treguar edhe një herë besimin që kanë te 21-vjeçari. Pikërisht kjo tregon se spanjollët kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen, duke iu dhënë besim të rinjve, me shpresën se do t’ia u shpërblejnë në të ardhmen.

Këtë sezon mesfushori uruguaian ka zhvilluar 12 paraqitje me klubin mbretëror, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Related posts

KORONAVIRUSI/ La Liga, Tebas zbulon çfarë do të ndodhë në rastin më të keq

Delo.autor

KUKËSI FUT NË DILEMA EGBO/ Trajneri i “Bardgebluve” mban sekret formacionin

Delo.autor

FILLON “GJUETINË” PARA SEZONIT/ Guardiola gjen pasardhësin e Fernandinhos tek ish-ekipi i tij…

Delo.autor

Leave a Comment