Futboll Seria A Sport

DEBUTOI NË SFIDËN NDAJ JUVENTUS/ Portieri i Sassuolos: Buffon më komplimentoi, do shkoj të telefonoj…

Një nga lojtarët më të mirë në fushë për Sasuolon ditën e sotme, në barazimin 2-2 ndaj Juventusit, ishte portieri Stefano Turati.

Vetëm 18 vjeç e dy muaj, Turati bëri një seri pritjesh, dhe në fund i shërbeu ekipit për një pikë, në debutimin e tij si titullar në Serie A. Pas ndeshjes, bujë bënë edhe deklaratat e tij.

turati sasuolo

“Në fund të ndeshjes, Bufon më komplimentoi. Ishte një nder të luaja kundër tij. Ka qenë idhulli im që nga fëmijëria. E shikoja në televizor kur isha i vogël. Në fillim të ndeshjes isha pak i emocionuar, por u zhbllokova prej tyre, pas një kombinimi me Lokatelin. Ishte një emocion dhe sensacion i madh. Ndihem sikur jam në një flluskë. Pritja më e vështirë ishte ajo ndaj Ronaldos. Kush do të jetë telefonata e parë? Padyshim, do të marr mamanë time në telefon…” – deklaroi i riu për mikrofonët e DAZN.

Related posts

ICARDI NDEZ DERBIN: Nuk kam asnjë merak për të qenë si HIGUAIN, jam më i…

Isa.Autor

ISHTE PRANË AKORDIT ME FIORENTINËN/ Kroati Rebiç vendos të…

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR KUNDËRSHTARIN HAKIMI/ Mbrojtësi Hernandez: Është lojtar fantastik, e njoh personalisht dhe…

Delo.autor

Leave a Comment