Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet “Pleshtin” me Guardiolën

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Italia, ku thuhet se Milani është pranë ndryshimit të pronësisë përsëri.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Milani është shumë afër ndryshimit të pronësisë, teksa klubi do të kalonte në pronësinë e Bernard Arnault, i cili zotëron markën e rrobave “Louis Vuitton”.

Sipas gazetës ka pasur bisedime së fundmi, mes Arnaultit dhe Fondit Eliot, me këta të fundit që iu është dhënë një afat deri në fund të vitit për të kthyer përgjigje.

Thuhet se ndryshe nga disa kohë më parë kur amerikanët nuk e mendonin shitjen e klubit, tani situata ka ndryshuar dhe ata mund ta pranojnë ofertën e Arnaultit, i cili zotëron një pasuri prej 76 miliardë dollarësh.

Në rast se ky i fundit do të merrte në pronësinë e tij Milani, i ka synimet e qarta për t’i besuar drejtimin e skuadrës Guardiolës dhe afrimin e Mesit, i cili është lojtari më i mirë në botë.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Ter Stegen dhe Neuer, “armiq” në distancë

Delo.autor

“UNË E BINDA TË QËNDRONTE”/ Zbulimi i ish-këshilltarit të Lewandowski-t: Ja pse donte të shkonte te Real-i

Delo.autor

Wanda i kundërpërgjigjet MOTRËS SË ICARDIT: Vetëm ata që të njohin ty…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment