Futboll Sport

“LOJTARËT NUK FESTOJNË”/ Ceferin sulmon VAR-in: Anësorët harrojnë se kanë flamur

Prej dy vitesh, në ndihmë të gjyqtarit të ndeshjeve të futbollit ka ardhur sistemi VAR.

Analiza përmes videos e rasteve të diskutueshme në fushën e blertë shihej si një ndihmesë për të, por po rezulton e kundërta. Situatë që ka ngjallur shpesh debat, me VAR që vendos në dilemë edhe cilësitë e gjyqtarëve.

Si tifoz i tij nuk është as presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Në një intervistë për “Mirror”, pasuesi i Michel Platini pohoi se ky sistem nuk ka zgjidhur asgjë, madje krijon më shumë një ndjenjë të padrejtësisë.

Disa gjyqtarë në Angli as nuk i kontrollojnë. Në Itali, ata kontrollojnë gjysmë ore. E dini, është një rrëmujë. Unë kurrë nuk kam qenë një tifoz i madh i kësaj. Tani, ju e shikoni që anësorët nuk shqetësohen as për të ngritur flamurin. Ata presin, presin, presin …”

Lojtarët? Ata nuk festojnë më. Së pari mendojnë për ta parë me VAR. Dhe siç thashë, askush nuk mund të shpjegojë kur ka prekje me dorë apo jo. Arbitri nuk është psikiatër për të ditur nëse e keni bërë atë me qëllim apo jo! ” u shpreh Ceferin.

Sistemi VAR u aplikua në futboll për të përmirësuar dhe për të ndihmuar gjyqtarin, por shpesh ka ndikuar negativisht në fushën e blertë.

 

 

Related posts

“ÇMENDET” CONTE/ Shikoni çfarë festimin bën pas golit të Lukakut

F.autor

MORËN KRYSIMIN E SERIE A/ Inter humbet nga dëmtimi mesfushorin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Everton shkarkon nga drejtimi i skuadrës trajnerin Marco Silva

Delo.autor

Leave a Comment