Futboll Sport

E BUJSHME/ Sulmuesi i PSG-së drejt Spanjës, gjithçka vendos në janar

Edinson Cavani mund të largohet drejt Spanjës dhe më konkretisht te Atletico Madrid.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat spanjolle, që konfirmojnë nisjen e bisedimeve mes palëve. Sulmuesi uruguajan është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain dhe ky fakt i pëlqen tepër “Los Colcheoneros”.

Tekniku Diego Simeone po kërkon një zëvendësues të Diego Costës, i cili gjithashtu është në prag “divorci” dhe Cavani e josh së tepërmi.

“El Matador” është zbehur nga prezenca e Mauro Icardit në “Parc des Princes” dhe vështirë që do të pranojë qëndrimin në Paris. Gjithashtu, një tjetër pengesë është fakti se janari është fare pranë, periudhë ku Cavani mund të vendos edhe fatin e tij.

Related posts

PAS DËMTIMIT NË MIQËSOREN ME KATARIN/ Ja 3 kandidatët për të zëvendësuar Neymarin tek Brazili

Delo.autor

PLAS SHERRI TE SKUADRA E NJOHUR/ Lojtari godet me grushte shokun e ekipit në dhomën e zhveshjes

F.autor

Mavraj “në dilemë”/ Skuadra e madhe GREKE mendon për mbrojtësin kuqezi

Isa.Autor

Leave a Comment